Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një raport mbi çështjen Partizani, për të cilën ndodhet në masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se me anë të raportit që është krijuar, zbulohet e vërteta e arrestimit të tij, të cilin e Berisha e quan politik.
Nga Sali Berisha:
Të dashur miq, cilido që është i interesuar për të vërtetën e arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, mund të lexojë në këtëraport (gjeni link në fund) të vërtetën me dokumente zyrtare të fshehura nga prokurorët politik, mercenarë se dosja Partizani është piramidë mashtrimi e bazuar në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës me datë 01/12/2020.
Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të Sigurimit të Shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumente zyrtare që faktojnë se nga alfa tek omega në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësojë Sali Berishën dhe Prof. Jamarbër Malltezi.
Sikundër nga dhjetëra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentet e kësaj dosje, nuk janë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar strikt ligjin.
Në të gjithë procesin e njohjes, kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm dhe privatizimit të objekteve të ndërtuara mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka pasur presion prej tij.
Në këtë proces, shteti nuk ka pësuar asnjë dëm qindra pronarë të ligjshëm ndër të cilët edhe Prof. Malltezi kanë marrë pronën e tyre të konfiskuar 60 vite më parë nga diktatura komuniste.
Nga vitet 2006 në vitet 2012 në sajë të reformave të qeverisë rreth 510 mijë pronarë të ligjshëm morën me kthim ose kompensim 1.577.400.000 m2, Malltezi njëri prej tyre ka marrë 410 m2 tokë të trashëguar nga familja e tij.
Masat e sigurisë arresti në shtëpi dhe heqja e të drejtës së komunikimit të liderit të opozitës Sali Berisha si person në hetim i papyetur asnjëherë rendit Shqipërinë me Rusinë e Putinit, Ugandën e Musevinit, Iranin e Ajetullahëve dhe Mianmarin e juntës ushtarake.
Me këto masa Edi Rama dëshmon se është bir i denjë i babait të tij Kristaq Rama, i cili si zëvendës i Ramiz Alisë dhe Zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, bashkëshortes së diktatorit Hoxha, firmosi varjen publike me 10 gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela për vargjet e tij për fjalën e lirë dhe të drejtat e njeriut.
The post Çështja Partizani/ Berisha publikon raportin: Dosja u montua me urdhër të Edi Ramës appeared first on ALBUK UK NEWS.