ALBUK TV LIVE

Sulm me thikë në një xhami në Stamboll, plagoset imami dhe një besimtar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një xhami në Stamoboll, Turqi, ku një burrë ka sulmuar me thikë dy persona.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në xhaminë Fatih në Stamboll. Autori fillimisht hyri në xhami dhe më pas doli prej andej. Por u rikthye sërish dhe këtë herë kishte kërkuar të fliste me imamin, ku dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, që më pas rezultoi në sulm fizik. Dy të plagosurit, imami dhe një besimtar janë dërguar në spitalin më të afërt, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

The post Sulm me thikë në një xhami në Stamboll, plagoset imami dhe një besimtar appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *