ALBUK TV LIVE

Sot dita e dytë e mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, në fokus objektivat për vitin 2024

Në Shëngjin vijon dita e dytë e mbledhjes informale të qeverisë. Pas analizës së punës, dita e sotme do u dedikohet konkluzioneve të këtij takimi dyditor me mbi 70 funksionarë, si edhe objektivave të vitit 2024 dhe ndarjes së detyrave për të gjithë të pranishmit.

Takimi dyditor do të mbyllet me një mbledhje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar në orën 12:00.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama skanoi punen e deritanishme, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga të gjithë sidomos në lidhje me debatin parlamentar, në komisione dhe seanca plenare. Kryeministri Rama ka thënë se PS duhet të jetë më e fortë në bazë, ndërsa ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

I pranishëm në Shëngjin ishte edhe Blendi Gonxhja, i cili është në pritje të dekretit të Begajt për t’u bërë zyrtarisht ministri ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Axhenda

DITA 2

08:00 – 09:00  Mëngjesi

09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit

12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar

*Dreka fastfood në tavolinën e punës

The post Sot dita e dytë e mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, në fokus objektivat për vitin 2024 appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *