vënë përpara parashtrimit se nuk është larguar nga detyra megjithëse dha dorëheqjen më 21 mars 2022, Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se ai është kryetari i PD-së sipas zgjedhjeve të 29 korrikut ‘një anëtar, një votë’. Basha theksoi se KQZ, ndërkombëtarët dhe institucionet e shtetit shqiptar or edhe ndërkombëtarët e njohin atë për kryetar të PD.
Basha: Nuk e kam thënë unë që jam kryetar i PD-së, e thotë KQZ-ja, gjykata, institucionet e shtetit shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare ku Partia Demokratike bën pjesë. Unë padiskutim jam kryetar i zgjedhur një anëtar një votë më 29 korrik. Ju lutem pyetje të tjera sepse ato kanë kaluar. Unë sot mendoj që shqiptarëve u vlen e sotmja dhe tutje. Gjykata është e qartë, KQZ-ja është e qartë edhe për zgjedhjet e Kuksit.
Pyetje: Por KQZ-ja u detyroi të autorizonit zotin Alibeaj, por gjithsesi meqënse nuk doni të përgjigjeni…
Basha: Janë cic mice që u interesojnë pak njerëzve.
Pyetje: E keni të vështirë të pranoni që s’keni dhënë dorëheqjen? Kur thoni…
Basha: Thash edhe njëherë, e morët përgjigjen e plotë. Zgjedhjet e 29 korrikut janë të qarta, statusi ligjor i kryetarit të partisë është i qartë. Dëshirat e të tjerëve janë dëshirat e të tjerëve, unë nuk ndaloj askënd që të ketë dëshira dhe ëndrra. Këto janë faktet, këto janë faktet.
The post Cic-mice’, Basha debat me gazetarin: Unë jam kryetar i PD-së, e thotë Gjykata, KQZ dhe të gjitha institucionet appeared first on ALBUK UK NEWS.