Nis gjyqi për të pandehurin Jemin Shera, i cili akuzohet për vrasjen e Behar Sofisë.
Jemin Shera po gjykohet në mungesë. Ai akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë. Kujtojmë se Sofia u ekzekutua më 25 shkruat 2021 afër Piramidës në Tiranë me dy plumba në qafë dhe shpatull.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga 30 vite burg për 4 të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin kërkohen 7 vite burg. Kështu, SPAK kërkon dënimin e Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha, ndërsa për Ernejt Shytin, i kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë, kërkohet 7 vite burg. Ernejt Shyti u arrestua dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim. Ai ka treguar me detaje se si qëlloi ndaj Behar Sofias, por edhe se kush ishin personat që e kishin dorëzanë dhe ishin të interesuar për eliminimin e bosit të drogës.
Ndërsa pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi. Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë. Sipas Shytit, miku i fëmijërisë, Xhuliano Visha i propozoi fillimisht vrasjen e Behar Sofias. “Xhuliano Vishën e kam shok prej 5-6 vitesh.
Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.
The post Vrasja e Behar Sofisë, SPAK nis gjykimin në mungesë për Jemin Sherën appeared first on ALBUK UK NEWS.