Dallëndyshe Bici refuzoi të marrë mandatin e deputetes pas shpalljes së vakancës nga Arben Ahmetaj, të cilit iu dogj mandati pas 6 muajve mungesë në Kuvend pa arsye.
KQZ në mbledhjen e kësaj të premteje, urdhëroi që, për marrjen e mandatit të njoftohet Plarent Ndreca, i radhës në listën e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 2021-shi, ku mori 4008 vota.
Për Report Tv juristi Plarent Ndreca është shprehur se është i nderuar të pranojë mandatin e deputetit, teksa paraardhësja në listën e socialistëve, Dallëndyshe Bici do të vijojë punën në krye të Kadastrës duke mos pranuar deputeten.
Nëse juristi Ndreca dorëzon që sot formularin e vetëdeklarimit, KQZ mund të mblidhet po sot për të ligjëruar mandatin e tij. Ndryshe, siç paralajmëroi kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, mbledhja mund të mbahet ditën e hënë.
Arben Ahmetaj është në hetim për korrupsion pastrim parash e fshehje pasurie në lidhje me dosjen e inceneratorëve e ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.
The post KQZ njofton Plarent Ndrecën për mandatin e deputetit! Juristi deputet në vend të Ahmetajt: I nderuar të pranoj appeared first on ALBUK UK NEWS.