La Liga në Spanjë vijon me javën e 20-të. Gjithçka në këtë të shtunë sportive ka nisur me fitoren 3-0 të Las Palmas kundër Villarreal. Po sot, Mallorca luan me Celta Vigon, Ath. Bilbao ndaj Real Sociedad dhe në mbrëmje Granada e Uzunit ka një duel të vështirë në Sevilla kundër Betisit.
Në “Gran Canaria”, Las Palmas vendase mundi 3-0 Villarrealin. “Nëndetësja e Verdhë” këtë sezon është duke zhgënjyer, teksa ndodhet vetëm katër pikë larg nga zona e ftohtë. Vendasit e Garcia Pimienta e zhbllokuan ndeshjen pas vetëm tetë minutave lojë me autor Kirian Rodriguez. Në pjesën e dytë Herzog shënoi për 2-0, para se sërish Rodriguez të shënonte golin e tretë. Las Palmas me 28 pikë mban vendin e shtatë, teksa Villarreal me 19 pikë vendin e 15-të.
14:00 Las Palmas 3-0 Villarreal (Rodriguez 8′, 63′, Herzog 51′)
16:15 Mallorca – Celta Vigo
18:30 Ath. Bilbao – Real Sociedad
21:00 Betis – Granada
The post La Liga/ Las Palmas turpëron Villarrealin, triumfon 3-0 në Canarie appeared first on ALBUK UK NEWS.