Njohja reciproke e targave, raportuesja e PE-së për Kosovën: Hap drejt njohjes nga Serbia

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, e ka quajtur hap drejt njohjes de facto nga Serbia, njohjen e targave RKS. Ajo tha se ndihet e turpëruar që qytetarët  kanë pritur deri në 2024 për vizave, pasi kriteret ishin përmbushur që më 2018.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur hap drejt njohjes de facto nga Serbia, njohjen e targave RKS.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Von Cramon ka thënë se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, pasi sipas saj, kriteret ishin përmbushur qysh më 2018.

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ajo tha se liberalizimi i lehtëson disa gjëra duke mundësuar që secili të ketë qasjen e njëjtë në Bashkimin Evropian, por ajo që duhet të krijomë është perspektiva ekonomike në Kosovë, e që duhet të ketë nxitje për vetëpunësim, vende pune të paguara mirë”, tha ajo.

Cramon, që të premten nisi vizitën disaditore në Kosovë, ka takuar udhëheqës institucionesh e liderë opozitarë. Pas disa takimesh ka thënë se “niveli i pjekurisë së demokracisë nuk varet vetëm tek stabiliteti i qeverisjes, por edhe te të drejtat që opozita i gëzon”.

Sa i përket njohjes së Kosovës nga Serbia, ajo ka thënë se është e vështirë të parashikohet.

The post Njohja reciproke e targave, raportuesja e PE-së për Kosovën: Hap drejt njohjes nga Serbia appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *