Ish-banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’, Efi Dhedhes është një personazh mjaft i përfolur e së fundmi për lidhjen e saj me një mashkull misterioz emrin e identitetin e të cilin nuk e zbuloi kurrë.
E ftuar sot në ‘Mos i bier me top’, Efi është pyetur nëse është ndarë apo është në një lidhje, ish-konkurrentja e ‘BBV’ ka konfirmuar me një ‘Po’ fundin e romancës së saj.
Lidhjen me mashkullin misterioz, Efi e zbuloi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ku shprehej shpesh për të me banorët e tjerë. Romanca duket se ka zgjatur edhe pak muaj pas përfundimit të formatit dhe sot ajo ka konfirmuar zërat për ndarje.
The post Shkurt dhe qartë, Efi Dhedhes konfirmon ndarjen nga partneri appeared first on ALBUK UK NEWS.