Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE me arka banane, arrestohen tre persona në Çeki, mes tyre edhe një shqiptar! Ja roli i tij

Autoritetet çeke kanë vënë në pranga 3 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku njëri prej tyre është me origjinë shqiptare.

Sipas mediave në Çeki, hetimi nisi pas sekuestrimit në dy vitet e fundit të 1 ton 490 kg kokainë në arkat me banane të një rrjeti marketesh.

Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin, bëri të mundur edhe arrestimin e Jiri G., drejtuesin e departamentit të importit të fruta-perimeve në supermarket, raportojnë mediat.

“Anëtarët e grupit të organizuar kontrabanduan kokainë në arka bananeje nga vendet e Amerikës së Jugut nëpërmjet Hamburgut”, tha kryeinspektorja Lucie Smoldasová.

Po ashtu u arrestua dhe një tjetër shtetas çek, Petr H., ndërsa personi i tretë i arrestuar është një shtetas shqiptar, i cili ishte ndërkohë nën hetim për trafik droge nga autoritetet.

Grupi kriminal mësohet se drejtohej nga një person, i cili jetonte në Pragë prej kohësh dhe ishte dënuar për trafik droge.

The post Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE me arka banane, arrestohen tre persona në Çeki, mes tyre edhe një shqiptar! Ja roli i tij appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *