Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton sot Kosovën

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë të martën në Kosovë, ku do të bisedojë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës në dialogun e Brukselit.

Një ditë më parë, ai ishte në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilin përveç tjerash diskutoi edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, po i kryen këto vizita në Beograd dhe Prishtinë, në përpjekje për të çuar përpara dialogun.

Bisedimet me presidentin Vuçiç në Beograd dhe me homologët kosovarë në Prishtinë, janë pjesë e mandatit të tij, janë pjesë e punës dhe përpjekjeve të tij të vazhdueshme në drejtim të ndihmës së të dyja palëve për të çuar përpara dialogun”, tha Stano.

The post Dialogu me Serbinë, Lajçak viziton sot Kosovën appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *