Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Shegani (Dedi), duke ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e kishte shkarkuar këtë gjyqtare.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Mariana Shegani (Dedi).
The post KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani appeared first on ALBUK UK NEWS.