Kryeministri Edi Rama tha se administrata publike ështe pararoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tijë në aktivitetin për energjizimin e administratës publike me qëllim rritjen e profesionalizimit e performancës u ndal gjatë tek procesit i anëtarësimit.
Sipas tij, qeveria do të fokusohet tek anëtarësimi në Bashkimin Evropian njësoj si Luiza Gega u fokusua në rekordin evropian, pa marrë parasysh siç u shpreh kryeministri “çfarë thonë kukuvajkat e pyllit tonë”.
“Duhet të fokusohemi tek anëtarësi njësoj si Luiza Gega u fokusua në rekordi evropian. Pa marrë parasysh asgjë nga një mijë e një arsyet për të mos besuar se mund tia dilte, pa marrë parasysh vështirësitë në një vend ku akoma nuk ka një pistë ndërkombëtare atletike, por ia doli.
Ne do të fokusohemi të anëtarësimi në BE pa marrë parasysh asgjë, as çarë në thonë ata miqtë atje, as çfarë na thonë kukuvajkat e pyllit tonë të përbashkët, as çfarë na thonë zërat në kafene, sepse ne duhet ta besojmë që e kemi këtë në dorë.
Ne do të jemi gati në BE përpara se BE të jetë gati për ne. Pastaj kur BE të jetë gati për ne, ne do bëhemi anëtarë të BE, por duke qenë gati para BE ne duhet të kemi këtu në Shqipëri një vend që funksionon si shtet i BE.
Qëllimi ynë është që të krijojmë në administratë një klimë të re. Kur thyen një rekord dhe ne kemi thyer një rekord, kalimin me sukses të radiografimit dhe me hyrjen në fazën e re të negociatave, duhet që të nesërmen të gjesh forca të reja për të shkuar më tutje, forcat e reja brenda vetes mund ti gjesh duke parë me sy kritike çfarë mund të bësh më mirë nga cfarë ke bërë”, tha Rama.
The post “Të fokusohemi tek anëtarësimi njësoj si Luiza Gega në rekordin evropian”- Integrimi në BE, Rama: Nuk do marrim parasysh çfarë thonë kukuvajkat e pyllit tonë appeared first on ALBUK UK NEWS.