Shqipëria njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.
Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.
Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:
07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri 20:45
10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji 20:45
11.10.2024 Çeki – Shqipëri 20:45
14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri 18:00
16.11.2024 Shqipëri – Çeki 20:45
19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë 20:45
The post Zbardhet kalendari i ndeshjeve, Kombëtarja shqiptare e nis në fushë asnjëanëse ‘aventurën’ në Ligën e Kombeve appeared first on ALBUK UK NEWS.