ALBUK TV LIVE

Spektakël në Madrid, Reali zbavitet me Gironan, dopietë Bellingham

Real Madrid tregohet i pamëshirshëm në ndeshjen e kësaj jave në kampionat, teksa fitoi me goleadë 4-0. Pavarësisht se përballë ishte një ekip rival për titullin, në fushë, madrilenët nuk hasën shumë vështirësi, madje mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me golat e Vinicius dhe Bellingham.

Në pjesën e dytë, Los Blancos e patën thjeshtë stërvitje. Bellingham kompletoi dopietën, ndërsa edhe Rodrygo vendosi emrin në listën e golashënuesve. Reali kryeson kampionatin me 61 pikë, 5 më shumë se Girona. Spektakli i La Liga nuk ka përfunduar për sonte. Në Estadio de Gran Canaria (Las Palmas), Las Palmas pret Valencian.

The post Spektakël në Madrid, Reali zbavitet me Gironan, dopietë Bellingham appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *