Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, Edi Rama është ndalur para gazetarëve.
Mes të tjerash, ai është pyetur lidhur me deklaratat e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, kur tha se është kërcënuar prej tij në mbledhjen e Kryesisë.
Rama u shpreh se PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet dhe se është detyra e tyre që drejtësisë t’i japin të gjitha mundësitë që të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS.
“PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë që ndjehem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen”, tha ai.
A e keni kërcënuar Ahmetajn në mbledhjen e Kryesisë?
Edi Rama: PS e ka shumë të qartë pozicionin e vet, mund të pyesin sa herë të doni, është liria juaj, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë PS.
The post A e ka kërcënuar Arben Ahmetajn në mbledhjen e Kryesisë? Rama: Drejtësia të mos ndikohet nga komentet e përfaqësuesve të PS appeared first on ALBUK UK NEWS.