ALBUK TV LIVE

“Çlirohet” Muriqi, rikthehet te goli në La Liga, i dhuron fitoren Mallorcas

Vedat Muriqi është rikthyer te goli në kampionatin spanjoll. Sulmuesi nga Kosova realizoi me Mallorcan në minutën e 90-të, duke i dhënë 3 pikë skuadrës në sfidën ndaj Vallecanos (2-1).

Muriqi ka kaluar një periudhë të vështirë, ku për shkak dëmtimi, mbeti jashtë fushave për javë të tëra. 29-vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të te Mallorca. Në këtë edicion, ai ka “tundur rrjetën” 5 herë, ndërsa ka dhuruar 2 asiste. Futbollisti dardan ka luajtur më parë për Giresunspor, Rizespor, Lazio dhe Mallorca.

The post “Çlirohet” Muriqi, rikthehet te goli në La Liga, i dhuron fitoren Mallorcas appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *