ALBUK TV LIVE

Gazment Bardhi rikthehet në selinë blu për herë të parë që pas përçarjes, thërret sot mbledhje me Rithemelimin

Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit të deputetëve që e mbështesin dhe të atyre të Rithemelimit sot në orën 15:00 në selinë qendrore të PD.

Për herë të parë që pas përçarjes së demokratëve, Gazment Bardhi do të rikthehet në selinë blu.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë sipas njoftimit.

Të hënën Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës, dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit. Nuk dha dot përgjigje të drejtpërdrejtë nëse me këtë veprim, njëjtë si miliantët poshtë ballkonit të Berishës, e njeh atë kryetar, por tha se i bashkon ideali kundër regjimit të Ramës.

I çuditshëm ky bashkim me protestuesit e Rithemelimit ishte për faktin se erdhi menjëherë pas takimit në SHBA me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe dërguarin për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Papritur Bardhi e gjeti veten për herë të parë në protestën poshtë shtëpisë së Sali Berishës, të shpallur non grata dhe në masë arresti për aferën e privatizimit të sport klubit Partizani.

The post Gazment Bardhi rikthehet në selinë blu për herë të parë që pas përçarjes, thërret sot mbledhje me Rithemelimin appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *