ALBUK TV LIVE

Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit

Në Mitrovicë të Veriut, serbët protestuan më 12 shkurt kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa, duke përjashtuar dinarin serb.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat vetëm me euro, ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, përkundër kundërshtive nga serbët lokalë dhe faktori ndërkombëtar.

Protesta, që u përkrah nga sindikata e punëtorëve serbë që punojnë në sistemin paralel të Serbisë në Kosovë, u mbajt pranë urës kryesore mbi lumin Ibër./ REL

The post Serbët në Mitrovicë të Veriut protestojnë kundër ndalimit të dinarit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *