Shefja e re e ONM-së, takim me organet e Vetting-ut: Me rëndësi, përmbyllja e procesit 

Drejtuesja e re bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, njekohesisht Drejtorja për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Valentina Superti zhvilloi sot një takim me anëtarët e tri institucioneve të Vetting-ut, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe Institucionit të Ķomisionerëve Publikë.

Superti theksoi rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe vijueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, si një reformë e domosdoshme në të mirë të qytetarëve shqiptarë. 

Ky takim i drejtueses së ONM-se vjen kur institucionet e Vetting-ut kanë angazhimin për të përmbyllur procesin brenda mandatit kushtetues, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë, brenda dhjetorit të këtij viti, ndërsa Kolegji i Apelimit brenda qershorit të vitit 2026.

The post Shefja e re e ONM-së, takim me organet e Vetting-ut: Me rëndësi, përmbyllja e procesit  appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *