ALBUK TV LIVE

16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez uron në gjuhën shqipe

Deputeti kanadez Kyle Seeback, ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 16-vjetorit në gjuhën shqipe. Gjatë fjalimit të tij ai përmend se Kosova ka pasur një rrugë të gjatë dhe aspak të lehtë për të fituar pavarësinë e saj. 

“Më 17 shkurt Republika e Kosovës feston vitin e 16 të pavarësisë. Rruga e Kosovës drejt pavarësisë nuk ishte e lehtë gjatë luftës së tyre për liri në vitin 1999.

Dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u bënë refugjatë. Historitë e tyre të tragjedisë dhe të vuajtjeve  janë shumë të vështira për t’u dëgjuar, por Republika e Kosovës ka pasur gjithmonë një mik në Kanada. Kanadaja ishte një nga vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe priti më shumë se shtatëmijë refugjatë kosovar në Kanada, përfshirë të fejuarën time dhe gjithë familjen e saj. 25 vjet më vonë këta ish-refugjatë kanë ndërtuar jetën këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e tyre të palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë. Të gjithë kosovarëve në Kanada ju them: “Urime Dita e Pavarësisë”.

The post 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, deputeti kanadez uron në gjuhën shqipe appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *