Ishte duke ecur në rrugë, përplaset nga makina burri i këngëtares së njohur shqiptare

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen nuk ka ende një reagim nga policia, ndërsa mësohet se i plagosuri ndodhet në spital.

The post  Ishte duke ecur në rrugë, përplaset nga makina burri i këngëtares së njohur shqiptare appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *