‘Doni të flas negativisht për Shqipërinë’? Varhelyi: Nuk e bëj dot! Në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave, po ndihmojmë në çështjen me Greqinë

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave për Shqipërinë për hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta lejojë BE Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin, Komisioneri përgjigjet:

Doni të flas për Shqipërinë në mënyrë negative?! Refuzoj ta bëj. Hapat tuaj e kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishim. Nuk mendoj që në Bruksel ka njerëz që nuk bien dakord për arritjet. Jemi dakordësuar që Shqipëri është gati e BE do të duhet ta marrë këtë vendim. E sado tektnik që është nuk e kuptoj pse nuk e marr ne këtë vendim. Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara. Por gjithsesi ne po përpiqemi të ndihmojmë e  shpresoj që muajin tjetër të kemi konferencën ndërqeveritare në mënyrë që të hapim negociatat e vërteta, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat me grup kapitullin e parë. Që janë të drejtat themelore, sundimi i ligjit dhe ndoshta aty mund t’i diskutojmë ato të drejta themelore në mënyrë më të gjerë pasi të jenë hapur negociatat”, tha Varhelyi.

The post ‘Doni të flas negativisht për Shqipërinë’? Varhelyi: Nuk e bëj dot! Në Bruksel ka dakordësi për hapjen e negociatave, po ndihmojmë në çështjen me Greqinë appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *