ALBUK TV LIVE

Shtohen zërat për “zhdukjen” e Kate, pas eventit ku mori pjesë princi William

Princi William u shfaq në eventin Diana Legacy Award në “Science Museum” në Londër dhe ndërsa prezantoi para një grupi të vogël njerëzish, nuk harroi të përmendte të shoqen, Kate Middleton.

Megjithatë, pas skandalit të fotos së edituar dhe teorisë së “zhdukjes” së Kate, pas operacionit të saj, zërat ende nuk janë shuar.

“Ok, po shqetësohem vërtet! Ku është Kate?”; “Ti po më thua që gruaja që doli me taka rreth 3 orë pas lindjes së fëmijëve nuk po e merr dot veten pas një operacioni?”; “Ku është Kate? Ç’po ndodh me mbretërinë?” ishin disa nga komentet e njerëzve nëpër rrjetet sociale.

Princi përmendi të shoqen duke thënë: “Trashëgimia e Diana-s është diçka që unë dhe Catherine e kemi pasur në fokus përmes punës sonë, ndërsa 50,000 të rinj kanë marrë çmimin Diana gjatë 25 viteve”.

Ndërsa teksa ishte duke dekoruar biskotat me fëmijët, ai komplimentoi edhe aftësitë e së shoqes. “Puna ime s’është impresionuese. Gruaja ime është artistja”.

Për t’u rikthyer te “zhdukja” misterioze e Kate, ajo është shfaqur dhe paparacët e kanë fotografuar pranë kështjellës Ëindsor, por njerëzit sërish nuk janë të kënaqur.

The post Shtohen zërat për “zhdukjen” e Kate, pas eventit ku mori pjesë princi William appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *