ALBUK TV LIVE

“Del akoma në TV”/ Egla Ceno plas “bombën” në BBV: Moderatori më ka ngacmuar seksualisht

Ajo tha se e kanë ngacmuar seksualisht para shumë vitesh, ndërsa sot ai del në ekran me zë dhe figurë dhe ndoshta të njëjtën gjë bën edhe me gra e vajza të tjera.

Ndonëse kanë patur mosmarrëveshje dhe debate të forta me njëra-tjetrën, Egla dhe Julia janë bërë bashkë mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” përmes rrëfimeve nga e kaluara, atëherë kur ishin të reja në fushën e aktrimit por punën e bënin me pasion pavarësisht rrethanave të pakëndshme. Pa përmendur emra të përveçëm, Julia tregoi se është ngacmuar në ambientet e punës por nuk ka folur. Të njëjtën situatë rrëfeu edhe Egla por ndryshe nga kolegia e saj, nuk heshti. Ajo tha se e kanë ngacmuar seksualisht para shumë vitesh, ndërsa sot ai del në ekran me zë dhe figurë dhe ndoshta të njëjtën gjë bën edhe me gra e vajza të tjera.

Deklarata në minutën 2.00 të videos më poshtë

Pjesë nga biseda: 

Egla: Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Unë po në piramidë në atë kohë, ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atjë dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë. 

Julia: Kur them na iku jeta them, na iku kjo pjesa e ngacmimeve për hir të moshës jemi shumë të lira nga kjo pjesë. Nuk do kemi më nga këto, nuk mendoj. 

Egla: Nuk është kaq e vogël historia është më e gjerë 

Julia: Unë, zëri im do ngrihet jo vetëm për këtë çështje por për shumë e shumë çështje të tjerë dhe ke le të flasin dhe të diskutojnë. 

Egla: Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. 

Julia: Mund të dalin me emër por kjo ngelet në dëshirën tënde në këtë pikë. Për fenomenin kemi një detyrim moral, qytetar që të flasim. Pastaj për emra të përveçëm secili ka përgjegjësinë të bëjë atë që do

Egla: Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot.

The post “Del akoma në TV”/ Egla Ceno plas “bombën” në BBV: Moderatori më ka ngacmuar seksualisht appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *