ALBUK TV LIVE

E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Aleksei Navalnyt

Pas vdekjes së kreut të opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili humbi jetën papritur muajin e kaluar në një burg të Arktikut, ekipi i tij gjendet përballë një sfide: Të mbajë gjallë lëvizjen opozitare kundër Presidentit Vladimir Putin nën shembullin e ish-udhëheqësit.

Një provë e rëndësishme pritet të shënohet të dielën, dita e fundit që rusët mund të votojnë për zgjedhjet presidenciale, që shihen gjerësisht më shumë si një formalitet sesa si një votim për demokraci. Ekipi i Navalnyt po u kërkon rusëve të dynden në qendrat e votimit të dielën në mesditë për të treguar pakënaqësinë e tyre për sundimin e Putinit dhe luftën e nisur nga ai kundër Ukrainës.

Thirrja për protestën nën moton “Mesdita kundër Putinit” është bërë nga e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.Mbështetësit e Navalnyt kanë shprehur mendime të ndryshme për aksionin opozitar.

“Me vdekjen e Navalnyt duket se gjithçka u shkatërrua. Edhe pse bashkëshortja e tij, Julia, mori mbi supe aksionin e tij nuk mendoj se do të jetë njësoj si në kohën e Alexeit. Për këtë arsye dyshoj se në Rusi do të bëhet më mirë ”, thotë Valery, një banor në Moskë. “Fakti që kaq shumë njerëz u shfaqën në funeralin e tij, për mua ishte e papritur, sepse mendova se gjithçka kishte vdekur në Rusi. Por kur pashë pjesëmarrjen, aq shumë njerëz, kuptova se nuk i dija të gjitha”, thotë Maria, banore në Moskë.

Vetëm disa ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, zonja Navalnaya u shpreh e vendosur për të vazhduar misionin e tij. Muajin e kaluar, ajo foli në Parlamentin Evropian, u takua me Presidentin amerikan Joe Biden dhe u kërkoi vendeve perëndimore të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Rusi. Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë më shumë sanksione ndaj njerëzve të afërt me presidentin rus.

The post E ardhmja e opozitës ruse pas vdekjes së Aleksei Navalnyt appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *