ALBUK TV LIVE

Zgjedhjet në Rusi/ Protestuan kundër procesit, 74 persona të arrestuar

Zgjedhjet në Rusi janë shoqëruar me probleme siç ishte arrestimi i shumë qytetarëve. Grupet për të drejtat e njeriut kanë bërë të ditur se 74 persona janë arrestuar vetëm se me veprimet e tyre protestuan kundër zgjedhjeve. BBC nuk ka arritur që të verifikojë informacionin, dhe nuk dihet mbi çfarë baze janë kryer këto arrestime apo nëse kanë të bëjnë me protestat e organizuara kundër Putinit.

Nga ana tjetër, në ditën e fundit të zgjedhjeve në Rusi, janë shtuar sulmet me dronë nga ukrainasit që goditën në rajone të ndryshme. Më parë u raportua për shpërthime pranë aeroporteve, në rafineri nafte dhe fabrika për përpunimin e metalit. Po ashtu, shumë qytetarë kanë dëmtuar fletët e votimit apo i ka vënë zjarrin qendrave, në shenjë proteste kundër politikave të Vladimir Putinit. 

The post Zgjedhjet në Rusi/ Protestuan kundër procesit, 74 persona të arrestuar appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *