ALBUK TV LIVE

Hoxhaj merr dhuratë librin nga ish-kryeministri britanik: Britania e Madhe, si busull udhërrëfyese e Evropës

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë librin e nënshkruar nga ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, librin e tij mbi Winston Churchill, ish-kryeministrin britanik që çoi Britaninë në fitore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social X, ka shkruar se sapo ka përfunduar librin, që e quajti magjepsës, të Boris Johnson mbi Churchillin.

Sipas Hoxhajt, ky është një libër, një eksplorim i thellë nga një udhëheqës dhe autor i shquar, duke hedhur dritë mbi një nga shtetarët më të shquar në botë.

Sapo përfundova librin magjepsës të Boris Johnson mbi Churchillin – një eksplorim i thellë nga një udhëheqës dhe autor i shquar, duke hedhur dritë mbi një nga shtetarët më të shquar në botë. Britania e Madhe vazhdon të shërbejë si busull udhërrëfyese e Evropës, veçanërisht gjatë kohërave sfiduese.”, ka shkruar Hoxhaj.

The post Hoxhaj merr dhuratë librin nga ish-kryeministri britanik: Britania e Madhe, si busull udhërrëfyese e Evropës appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *