NATO deklaron gati për detyra ushtarake sistemin raketor të Rekzikowos në Poloni

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar gjatë samitit të Aleancës në SHBA, se baza e re amerikane ajrore në Poloni është e gatshme për kryer misione ushtarake. 

Si një aleancë mbrojtëse ne nuk mund ta injorojmë kërcënimin nga raketat balistike. Mbrojtja raketore është një element thelbësor për detyrat bazë të NATO-s dhe mbrojtjes kolektive citohet ai, teksa ka vënë në dukje se raketat balistike janë përdorur gjerësisht në konliktet e Ukrainës dhe Lindjes së Mesme.

Sistemi në fjalë, i quajtur “Aegis Ashore”, është stacionuar në qytetin verior të Rekzikowo dhe ka aftësi të detektojë raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër. Ai bën pjesë në mburojën raketore të Aleancës në Europë dhe plotësohet me një bazë destrojerësh në qytetin spanjoll të Rotas, me një bazë në Deveselu të Rumanisë dhe një tjetër për njoftimin e shpejtë në Kurecik të Turqisë.

The post NATO deklaron gati për detyra ushtarake sistemin raketor të Rekzikowos në Poloni appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *