ALBUK TV LIVE

Samiti i NATO-s: Pse të gjithë i kanë sytë nga fjalimi i Bidenit?

NATO ka mbajtur shumë samite që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në Ukrainë, por në asnjë prej tyre fjalimi i presidentit të SHBA-së nuk është pritur me kaq padurim sa tani.

Por, pse të gjithë i kanë sytë nga fjalimi i Joe Biden sonte?

Biden është përballur me thirrje nga kritikë e kolegë demokratë për t’u tërhequr nga gara presidenciale e SHBA-së, pas një serie paraqitjesh jo të mira në fushatën e tij, duke përfshirë edhe debatin në CNN me ish-presidentin Donald Trump.

Gabimet e Bidenit mund ta rrisin mundësinë e fitores së Trumpit në SHBA, gjë që përfundimisht do ta bëjë të ardhmen e NATO-s dhe mbështetjen e saj për Ukrainën të pasigurt, shkruan Skynews.

Bëhet e ditur se sonte 81 vjeçari do të flasë i vetëm, duke e bërë këtë herën e parë që përballet i vetëm me shtypin që nga nëntori.

“Nëse ka një gabim të vogël, mendoj se njerëzit thjesht do ta kalojnë”, tha Larry Sabato, kreu i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias.

“Por, nëse ka diçka që i afrohet asaj që pamë në debat, Partia Demokratike do të hidhet në trazira”, shtoi Sabato.

Ndryshe, Biden drejtoi një fjalim të fuqishëm të martën dhe ka marrë pjesë në një gamë të gjerë ngjarjesh publike, duke përfshirë fushata në Karolinën e Veriut, New York, New Jersey, Pensilvani, Wisconsin dhe Virxhinia.

Megjithatë, është rrugë e gjatë deri në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Deri atëherë, pritet edhe një tjetër debat Biden-Trump.

The post Samiti i NATO-s: Pse të gjithë i kanë sytë nga fjalimi i Bidenit? appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *