U konsiderua si “ilaçi” për Abletrol, një ndërmarrje që ka gjeneruar gjithnjë afera të frikshme korruptive, por doktori Eltar Deda shumë shpejt do të japë llogari para SPAK për abuzimet dhe shpërdorimet me vlerë qindra milionë euro në krye të komapanisë së vetme naftënxjerrëse në vend dhe që administron vendburimet e naftës.
Prapaskena mëson se një dosje voluminoze do të shkojë në SPAK, me protagonist Eltar Dedën, për një sagë abuzimesh dhe shpërodrimesh në Albpetrol, kur më pas SPAK mund të shtrijë hetimet edhe rreth rolit të paraardhësve të Dedës që nga Baftjar Zeqaj, Flamur Mato, Florjan Muçaj, Alketa Hila dhe Kejdi Cemurati.
Përpos të tjerave, në kallëzimin penal do të përfshihet fakti se Eltar Deda në krye të Albpetrol ka lejuar që të paguajë 3 milionë euro me para publik energji elektrike për kompaninë që shftytëzojnë vendburimet e naftës.
Dëmi ekonomik është konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Si mos të maftonte abuzimi me administrimin e puseve të naftës, shpenzime në kundështim me kontratat koncencionare për të mos paguar taksa (vetëm Bankes për 20 vjet ma nxjerrë naftë me vlerë 4 miliardë euro duke paguar zero taksa), Albpetrol ka paguar edhe energjinë elektrike për këto kompani.
KLSH: Të shkarkohet Eltar Deda
Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi vitin e kaluar shkarkimin nga detyra të Administratorit të kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol sha., Eltar Deda.
Ish-deputeti socialist, i cili mori drejtimin e Albpetrol në Tetor të vitit 2022.
Ai konsiderohet përgjegjës pasi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar shkaktimin e dëmit ekonomik në vlerë qindra miliona dollarë, si edhe ka vendosur kompaninë përballë rriskut që të humbasë edhe dhjetra milionë dollarë të tjerë.
Gjetjet janë renditur në një raport auditimi, të përfunduar verën e vitit të kaluat nga audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Rekomandimi i KLSH u shpërfill nga qeveria, e cila vijon të mbajë Eltar Dedën në krye të Albetrol. Por, raporti i KLSH tashmë do të administrohet nga SPAK.
Afera me shitjen e naftës bruto
Dëmi më i madh është konstatur në shitjen e naftës bruto, të nxjerrë nga degët e Albpetrolit.
Sipas KLSH-së, u konstatua se kompania publike ka shitur në ankande produktin naftë jashtë standartit teknologjik. Në këtë mënyrë, është ulur çmimi i naftës së shitur dhe rrjedhimisht, edhe fitimi real i shoqërisë publike.
Audituesit shtetërorë kanë përllogaritur se, vetëm për shkak të kësaj situate, kompanisë Albpetrol i mungojnë rreth 5.8 milionë dollarë të ardhura.
Nga ana tjetër, audituesit shtetërorë kanë konstatuar problematika në një seri të gjatë tenderash publikë të zhvilluar nga Albpetrol, ku janë vërejtur standarte të dyfishta, kritere diskriminuese për operatorët ekonomikë e të tjerë, me një dëm ekonomik me vlerë disa milionë dollarë.
Për të gjitha këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar masa disiplinore për disa drejtues të kompanisë “Albpetrol”, përfshirë Administratorin Eltar Deda, për të cilin i sugjerohet Këshillit Mbikqyrës që ta shkarkojë nga detyra.
Shkeljet direkte të Eltar Dedës
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka ndarë në dy kategori ato që i konsideron si shkelje të rënda, të kryera nga Administratori i shoqërisë “Albpetrol sha”, Eltar Deda.
Së pari, janë veprime konkrete të z. Deda, në kundërshtim me kuadrin ligjor. Dhe së dyti është pasiviteti i tij për të rikuperuar dëmet dhe zbatuar rekomandimet e mëparshme të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shkeljet e evidentuara si të kryera nga paraardhësit e tij.
Nafta bruto
Në lidhje me sasitë e ujit që tejkalojnë normat teknologjike në produktin naftë argumentimet e specialistëve të QASHNG, Qendra e Administrimit të Shitjes së Naftës dhe Gazit, janë se nafta vjen jashtë standardeve nga qendrat e tjera, dhe për këtë fakt janë njoftuar administratorët, të cilët kanë lëshuar urdhra për pranimin e produktit naftë bruto dhe jashtë standardeve teknologjike, (me ujë mbi 3%, deri në 14 %). Urdhrat nr. 182 datë 07.09.2021, “Për procedurë e inspektimit dhe kontrollit të qarkullimit të produktit Naftë Bruto”, 182/2 datë 16.12.2021, dhe 182/3 datë 17.12.2021.
Argumentet e sjella nga qendrat janë se nuk kanë pajisjet për të bërë ndarjen e plotë të ujit dhe se nuk mund të ndalojnë punën në puse. Në momentin kur produkti i gatshëm i shitet kompanive fituese të ankandeve, në depozitat e shitjes nafta bruto ngrohet dhe përgatitet në parametrat teknologjikë me përqindje uji më të vogël se 3%, ndërkohë që pjesa tjetër është produkt i gatshëm në mungesë.
Nga mosveprimet e shoqërisë Albpetrol sha janë evidentuar efekte ekonomike negative me dëm në vlerën 20,611,914 lekë.
Në foto: Raporti i KLSH mbi auditimin e kryer në kompaninë “Albpetrol” për periudhën 2021-2022
Groposja e 311 ton naftë
– Albpetrol sha në lidhje me veprimet që ka kryer për riparimin e depozitës RMV 8000/8 në Zharrëz nuk ka zbatuar udhëzimet në lidhje me ligjin për akcizën, ku citohen qartë lajmërimet që duhet të kryente si dhe detyrimin për prezencën e përfaqësuesve të Doganës në momentin e fillimit të riparimeve si dhe në momentin e groposjes së masës volumore 311.1 ton naftë bruto.
Faturat e fryra të energjisë elektrike
– Gjatë periudhës 2021-2022, kompania B…M nuk ka kryer pagesat për energjinë elektrike. Për këto mospagesa Albpetrol sh.a Patos ka maturuar penalitete e kamatëvonesa.
Gjatë vitit 2022 Albpetrol ka ndërmarrë veprime administrative duke marrë vendime gjykate si tituj ekzekutiv për faturat e papaguara.
Gjithashtu është marrë si titull ekzekutiv dhe një faturë penalitetesh për mospagesat e faturave të energjisë elektrike. Llogaritja e kamatëvonesave është kryer sipas Ligjit nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuar në detyrimet kontraktore e tregtare”.
Llogaritja bazuar në këtë ligj është më e vogël se kamatëvonesa që ka aplikuar OSHEE për faturat e papaguara nga Albpetrol sh.a Patos Vlera e kamatëvonesës së aplikuar nga O…E me atë që ka llogaritur Drejtoria Ekonomike e Albpetrol sh.a Patos, përbën dëm ekonomik për shoqërinë. OSHEE sh.a. ka bërë një akt-rakordimi për detyrimet që ka Albpetrol sh.a Patos, për principalin dhe kamatë vonesat.
Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion u konstatua se Albpetrol sha ka kërkuar kamatëvonesa për pagesat me vonesë të B…M në vlerën 175,458,324 lekë, kur detyrimi që Albpetrol ka ndaj FSHU sha, për kontratat përkatëse për kamatëvonesa është 1,356,345,939 lekë.
Vlera 1,180,887,615 lekë përbën shpenzime jo të justifikuara nga Albpetrol sha.
Në foto: KLSH rekomandon shkarkimin e Administratorit të “Albpetrol” sha, Eltar Deda
Shkeljet “indirekte” të shefit të Albpetrol
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një procedurë auditimi të mëparshme, konstatoi shkelje të ndryshme në veprimtarinë e kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”, si edhe la disa rekomandime për të përmirësuar situatën financiare të saj.
Në raportin e fundit, KLSH ka konstatuar se Eltar Deda, në cilësinë e Administratorit të shoqërisë publike, nuk ka marrë masa për normalizimin e situatës dhe problematikave të konstatuara më herët, të renditura në vijim.
Abuzimi me naftën për “shefat”
Me vendimin nr. 9865 datë 06.12.2021, administratori i shoqërisë ka miratuar kuotën mujore prej 500 litra/gazoil/benzine, ku tërheqja e kësaj sasie do të behej me tollona pranë magazinës së Albpetrol nga drejtoria e përfaqësimit dhe koordinimit me institucionet. Në bazë të këtij urdhri janë marrë sasi karburanti për 7 muaj të vitit 2021.
Me vendimin nr. 5132 datë 28.07.2021, administratori ka shfuqizuar vendimin nr. 9865 datë 06.12.2021 duke përcaktuar si kuotë mujore, për këshillin mbikëqyrës sasinë prej 1000 litra/gazoil/benzinë, në bazë të këtij urdhri janë marrë sasi karburanti për një muaj.
Me vendimin nr. 5256 prot., datë 03.08.2021, ka miratuar kuotën mujore prej 500 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës, në bazë të këtij urdhri janë marrë sasi karburanti për muaj të vitit 2021.
Me vendimin nr. 2529 prot., datë 24.03.2022, ka miratuar kuotën mujore prej 250 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës. Me vendimin nr. 5256/1 prot., datë 04.06.2022, ka miratuar kuotën mujore prej 500 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës.
Me vendimin nr. 7911 prot., datë 31.10.2022, ka miratuar kuotën mujore prej 1000 litra/gazoil për Këshillin Mbikëqyrës.
Të gjithë vendimet e sipërcituara baza ligjore e përdorur për dhënien e këtyre vendimeve nuk citon për miratimin e dhënies së kuotës mujore me karburant për llogari të Këshillit Mbikëqyrës. Gjithashtu nuk është përcaktuar arsyeja e dhënies së sasisë së karburantit për Këshillin Mbikëqyrës dhe si do të justifikohej nga ana e Këshillit konsumi i karburantit të dhënë.
Nga auditimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura nga Sekretarja e Këshillit Mbikëqyrës nuk konstatohet të jenë kryer mbledhje në selinë e Shoqërisë Albpetrol sh.a Patos por të gjitha mbledhjet ku Këshilli ka marrë vendime për shoqërinë janë mbajtur në Tiranë.
Tenderat e dyshimtë me Ardit Ismailaj
Në Dhjetor 2022, shoqëria ‘Albpetrol” nën drejtimin e Eltar Dedës, zhvillon procedurën tenderuese për “blerje tubo pompë kompresori”, me fond limit 38.854.800 lekë të reja.
Në tender marrin pjesë tre kompani. Fituese shpallet shoqëria “Vibtis”, me pronar Ardit Ismailaj, e cila paraqit ofertën 38.271.978 lekë të reja ose gati 99 përqind të fondit limit.
Në foto: Rezultatet e tenderit pë “blerje tubo pompë kompresori”
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se, nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur rezulton se shoqëria “Vibtis” nuk plotësonte kriteret për të kualifikuar dhe, rrjedhimisht, edhe nuk mund të shpallej fituese.
Pasi ka analizuar mangësitë në ofertën e kompanisë private, KLSH arrin në konkluzionin se fituesi është shpallur në kundërshtim me ligjin për Prokurimet Publike.
Për këtë arsye, sipas KLSH-së, “ngarkohen me përgjegjësi Eltar Deda, në cilësinë e Administratorit të Albpetrol, si edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), (të cituar me iniciale në raportin e auditit); A.B, V.H dhe M.P.”
– Në fillim të vitit 2022, pra në një kohë kur Eltar Deda ende nuk ishte emëruar në krye të ‘Albpetrol”, shoqëria publike e naftës zhvillon procedurën tenderuese me objekt “Blerje kalimatës nafte”, me fond limit 37.936.920 lekë të reja.
Në prill 2022 shpallen rezultatet e tenderit dhe fitues është sërish shoqëria “Vibtis”, me ofertën ekonomike 37.178.181 lekë të reja ose 97 përqind të fondit limit.
Nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se mallrat kanë hyrë në magazinën e Patosit, por nuk është kryer instalimi i tyre.
Në foto: KLSH konstatoi shkelje në zbatimin e kalimatësve të naftës
Tenderi është realizuar në kushtet e “urgjencës”, pasi Albpetrol i kërkonte kalimatësit brenda një kohe shumë të shkurtër, me qëllim shitjen e naftës sipas kërkesës së doganës.
Por, ajo “urgjenca” e momentit të parë duket se nuk ka qenë edhe aq reale, pasi KLSH ka zbuluar se pajisjet matëse qëndrojnë në magazinë, të pamontuara dhe të pavendosura në punë.
Kjo situatë, sipas KLSH-së, konsiderohet si “shpenzim pa efektivitet për shoqërinë me fond 37.936.920 lekë të reja nga mosvënia në punë të kalimatësve.
Në konkluzion për këtë tender, audituesit shtetërorë vlerësojnë se “megjithëse procedura është zhvilluar dhe lidhur kontrata me subjektin fitues “Vibtis” shpk, nuk është bërë i mundur vënia në punë e këtyre aparaturave sipas kushteve të kontratës ose nga data 23.8.2022, megjithëse këto paisje janë bërë hyrje në magazinë, duke e bërë këtë një shpenzim jo me efektivitet dhe që pengon procesin e shitjes së naftës”.
KLSH vlerëson se një ndër personat përgjegjës për këtë “shpenzim pa efektivitet”, është Eltar Deda, me funksion Administrator i shoqërisë ‘Albpetrol” sha.
The post Eltar Deda në SPAK, pagoi 3 milionë euro energji për kompanitë private, miliona euro afera me Bankers appeared first on ALBUK UK NEWS.