Fundosja e jahtit luksoz në Itali, ekspertët: Si do të zbardhet shkaku i tragjedisë, çfarë do të ndodhë me anijen në fundin e detit

Vijon ende kërkimi në rrënojat e jahtit luksoz që u fundos në brigjet e Siçilisë. Ndërkohë nuk është gjetur ende 18-vjeçarja Hannah Lynch.

Sa i përket anijes së fundosur në fund të detit, autoritetet italiane bëjnë me dije se tërheqja e saj në sipërfaqe nuk është ende një çështje në diskutim, megjithëse nuk e përjashtojnë atë në të ardhmen. Jahti ka rënë në një anë, në fund në një thellësi prej 50 metrash dhe duket se ka pësuar dëmtime minimale.

Sipas mediave të huaja, ekspertët thonë se vetëm rikuperimi i varkës do të mund të japë përgjigje përfundimtare për ngjarjet që çuan në fundosjen e saj brenda disa minutave dhe vdekjen e shtatë personave. Ata bëjnë me dije se operacioni për nxjerrjen e jahtit është i vështirë, pasi fillimisht duhet të sillet në një pozicion të drejtë dhe më pas të ngrihet në mënyra që nuk do të shkaktojnë më shumë dëme.

Gjendja e anijes dhe rrënojat, mund të jenë një mënyrë për të kuptar nëse direku mund të jetë një arsye që çoi në fundosjen e jahtit luksoz. Sipas kësaj qasjeje, turbina e ujit theu direkun, gjë që e la anijen të ekspozuar ndaj erërave të forta, e më pas, pasi u godit nga tornadoja, varka me vela ra anash dhe u fundos shumë shpejt.

Për shkak të thellësisë, 27 zhytësit që u thirrën për të tërhequr trupat e pasagjerëve të bllokuar brenda varkës të mbytur, mundën të qëndronin vetëm 10-12 minuta, ndërsa u duhej kohë e mjaftueshme për t’u kthyer në mënyrë të sigurt në sipërfaqe.

Një inxhinier tha se Bayesian ndoshta u fundos për shkak të gabimit njerëzor, duke qenë në një pozicion të papërshtatshëm për ardhjen e mundshme të motit të keq. Inxhinieri vuri në dukje defekte të mundshme, që nga vrimat e hapura deri tek mosfunksionimi i motorëve.

 Çfarë ka ndodhur?

Për shkak të motit të keq që goditi zonën e Palermos, një jaht luksoz rreth 50 metra u mbyt rreth orës 5 të mëngjesit në shtrirjen e detit përballë Porticello në provincën e Palermos. Mjeti lundrues mbante një flamur britanik ndërsa në bord ndodhesin në total 22 persona, 10 anëtarë të ekuipazhit dhe 12 pasagjerë. Mes tyre amerikanë kanadezë dhe të tjerë.

Kërkimi për të zhdukurit nxorrën trupat e pajetë. Ndërkohë, mes pasagjerëve të shpëtuar është edhe një vajzë e vogël dhe nëna e saj që ndodhen në spitalin e fëmijëve në Palermo. Babai është dërguar në spitalin Qytetar ndërsa 5 persona të tjerë ndodhen në pikën e urgjencës territoriale të Bagherias. Në zonën ku ndodhi aksidenti u dërguan disa helikopterë. Për të vazhduar kërkimet ka mbërritur edhe helikopteri i zjarrfikësve që u largua nga Katania. Hetimet për aksidentin po kryhen nga Autoriteti Portual.

The post Fundosja e jahtit luksoz në Itali, ekspertët: Si do të zbardhet shkaku i tragjedisë, çfarë do të ndodhë me anijen në fundin e detit appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *