Marrin kthesë hetimet për mbytjen e jahtit në Siçili, prokurori i çështjes: Ata që vdiqën ishin në gjumë!

Pasagjerët mund të mos kenë mundur të shpëtojnë nga jahti sepse ishin në gjumë, tha Raffaele Cammarano, prokurori i çështjes së mbytjes së jahtit luksoz në Sicili.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se viktimat “ishin në gjumë ndërsa të tjerët jo”.

Ai u pyet nëse kishte dikush në atë moment në dispozicion për t’i lajmëruar ata.

 “Kjo është pikërisht ajo që ne po përpiqemi të konstatojmë nga deklaratat e bëra gjatë marrjes në pyetje të të mbijetuarve – një pikë thelbësore në hetim padyshim.”-deklaroi ai gjatë konferencës për shtyp.

The post Marrin kthesë hetimet për mbytjen e jahtit në Siçili, prokurori i çështjes: Ata që vdiqën ishin në gjumë! appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *