Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns të enjten ishte për vizitë në Kosovë, pas asaj që kishte në Bosnje dhe Serbi.
Lidhur me vizitën e Burns në Prishtinë nuk kishte asnjë njoftim zyrtar.
Fillimisht u raportua se të enjten në orët e pasdites se një aeroplan i ushtrisë amerikane, me të cilin besohej se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi është parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Pas kësaj, shefi i CIA-s është parë duke hyrë në Presidencë, ndërsa në oborrin e Presidencës kishte forca të shtuara policore.
Siç ka mësuar Telegrafi në takimin mes Osmanit dhe shefit të CIA-s, Burns ka marr pjesë edhe shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Për arsye sigurie, Policia ka kërkuar nga gazetarët të largohen nga zonat pranë institucioneve shtetërore.
Pas përfundimit të takimit, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga objekti i Presidencës, gjersa takimi nuk ka zgjatur shumë.
Pas Presidencës shefi i CIA-s shkon edhe në AKI
Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka shkuar në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.
Pas takimit në Presidencë, asnjëra palë nuk ka dhënë ende ndonjë hollësi rreth vizitës së Burns.
Vizita e Burns në Kosovë ndodhi në një kohë kur qeveria amerikane ka kundërshtuar vendimet për veriun të kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, para Kosovës Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.
Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve.
Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021.
Ai po ashtu është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.
Më herët ai ka qenë ambasador në Rusi.
The post Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, gjithçka nga takimet e William Burns në Presidencë dhe AKI appeared first on ALBUK UK NEWS.