Pjesëmarrja e Kosovës në Forumin Publik të OBT-së: Një Mundësi për Lobim Diplomatik dhe Integrim Ekonomik

Pjesëmarrja e Kosovës në Forumin Publik të OBT-së: Një Mundësi për Lobim Diplomatik dhe Integrim Ekonomik Në Forumin Publik të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), i cili u mbajt me pjesëmarrës nga e gjithë bota, Kosova pati mundësinë të shfaqë prezencën e saj në një platformë ndërkombëtare të rëndësishme.

Përfaqësues nga Kosova, Shqipëria dhe trojet shqiptare morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe integrimit ekonomik të Kosovës.

Delegacioni i trojeve shqiptare përfshinte: z. Tahir Shabani, Kryetar dhe Ambasador i Paqes, përfaqësues i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit. Z.Besart Dreshaj, Kryetar i Lidhjes së Bizneseve në Kosovë. Z. Hashim Deshishku, Nënkryetar dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës. Znj. Linda Dervishi, intelektuale shqiptare dhe Ambasadore e Paqes, rezidente në Milano, Itali. Gjatë takimit me Znj. Angela Ellard, Zv.

Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Z. Dreshaj e informoi atë për arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe tregtisë. Ai shprehu falënderimet për mbështetjen e fuqishme nga SHBA, si në aspektin diplomatik ashtu edhe ekonomik, dhe kërkoi mbështetjen e mëtejshme të SHBA-së dhe të Znj. Ellard në rolin e saj si zv. presidente e OBT-së për të ngritur zërin e Kosovës dhe për të mbështetur anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum nënvizon përpjekjet e vendit për të avancuar pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në integrimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike.

The post Pjesëmarrja e Kosovës në Forumin Publik të OBT-së: Një Mundësi për Lobim Diplomatik dhe Integrim Ekonomik appeared first on ALB UK News Zeri i diaspores.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *