Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, është shprehur se Kosova po përparon më shpejt sesa vendet e tjera të rajonit drejt BE-së.
Këtë deklaratë të publikuar në platformën “X” teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës i një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së.
Rohde tha se Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.
“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të WEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, është shprehur ambasadori.
The post Ambasadori gjerman në Prishtinë: Kosova po përparon më shpejt se vendet tjera të rajonit drejt BE-së, të zbatojë marrëveshjet me Serbinë appeared first on .