Lidhje të reja janë zbuluar nga hetimet e SPAK, pas arrestimit të 6 personave. Bujar Gërmizi një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit, i cili konsiderohet si i forti i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin. Gërmizi me anë të lidhjeve të tij, ka ndihmuar Dumanin në kohën që ishte në kërkim, të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.
Bisedat në “SKY ECC” kanë zbuluar se Bujar Gërmizi, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimin pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit. Zbulohet se Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbërritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri,ku ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi Bujar Gërmizi.
Dumani është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit, dhe aty ka marrë një taksist i cili e ka çuar deri në Morinë. Ai ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër, duke i pohuar se i kishte humbur karta e identitetit dhe a mund ta kalonte në doganë. Siç tregon dhe vetë Dumani në prokurori taksisti ka rënë dakord dhe ka kaluar pikën kufitare, pa pasur asnjë kontroll. Në këtë moment burime të prokurorisë së posaçme SPAK, thonë se Dumani është ndihmuar pikërisht nga Bujar Gërmizi, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.
Bujar Gërmizi, i cili konsiderohet si i forti i Kukësit, u arrestua mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit të SPAK. Gërmizi akuzohet për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.
The post Detaje/ Bujar Gërmizi ndihmoi Nuredin Dumanin të kalonte kufirin në Morinë appeared first on .