Një vajzë izraelito-amerikane ishte në mesin e 14 pengjeve të liruar nga Hamasi gjatë ditës së sotme, pas dakortësisë me Izraelin.
Presidenti amerikan Joe Biden, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar lirimin e 4-vjeçares.
Avigail Idan u mor peng nga shtëpia e saj, ku prindërit e saj u sulmuan dhe u vranë nga persona të armatosur të Hamasit. Avigail arrtit të dilte nga shtëpia sipas BBC.
Mësohet se ajo është marrë nga një fqinjë e saj, por ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes u rrëmbyen më vonë nga Hamasi.
Presidenti Biden thotë se Avigail Idan, e cila mbushi katër vjeç ndërsa ishte në robëri “sot është e lirë”
Ai shton se Avigail ka kaluar një “traumë të tmerrshme” dhe se ata rreth saj do ta rrethojnë me “dashuri dhe kujdes”.
“Ajo që ajo duroi është e paimagjinueshme,” tha ai.
Ndër të tjera, presidenti Biden thotë se lirimet e sotme të pengjeve vijnë si rezultat i diplomacisë intensive të SHBA.
“Ne vazhdojmë të bëjmë presion dhe presim që edhe amerikanë të tjerë të lirohen. Ne nuk do të ndalojmë së punuari derisa çdo peng të kthehet te të dashurit e tyre”, u shpreh Biden.
Ai shton se administrata e tij do të punojë për të “zgjatur marrëveshjen” që ka sjellë lëshimet dhe ka parë një pauzë të përkohshme në luftimet në Gaza.
The post Hamasi liron 14 pengje, mes tyre edhe një 4-vjeçare izraelito-amerikane, reagon Biden: Ka kaluar një traumë të madhe! Do vazhdojmë bisedimet për… appeared first on .