Reagime të forta ka shkaktuar në Britani qëndrimi i kryeministrit britanik, Rishi Sunak, për anulimin e takimit me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, pas deklaratave të këtij të fundit në BBC për çështjen e skulpturave të Partenonit.
“Diplomaci shumë e keqe. Kryeministrat britanikë nuk bëjnë ofendime të tilla ndaj homologëve të tyre miq”, tha një qytetar.
“Sjellja e qeverisë britanike është fyese për Greqinë. Skulpturat e Partenonit janë pronë greke dhe duhet të kthehen në Greqi”, tha një tjetër qytetar.
Intervista e Kyriakos Mitsotakis me BBC në tokën britanike me Skulpturat e Partenonit në sfond ishte arsyeja që kryeministri britanik Rishi Sunak të anulonte takimin e planifikuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në 10 Doëning Street në Londër nesër.
Duke folur për BBC, Mitsotakis theksoi , ndër të tjera, se Skulpturat e Partenonit “do të dukeshin më mirë në Muzeun e Akropolit. Nuk është çështje kthimi, Skulpturat janë të Greqisë dhe janë vjedhur”.
The post Sunak anuloi takimin me Mitsotakis pas deklaratave për skulpturat, ‘kryqëzohet’ nga britanikët: Diplomaci e gabuar! Sjellja e qeverisë britanike është fyese për Greqinë appeared first on .