Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha sot në një deklaratë ministri i Brendshëm Ihor Klymenko.
Erërat e ftohta dhe stuhitë kanë përfshirë Ukrainën që nga e diela, duke ndërprerë energjinë dhe duke bllokuar rrugët, veçanërisht në jug.
“Si rezultat i përkeqësimit të kushteve të motit, 10 njerëz vdiqën në rajonet Odesa, Kharkiv, Mykolaiv dhe Kiev. Njëzet e tre persona u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë. Gjithsej 411 vendbanime në 11 rajone kishin humbur energjinë dhe më shumë se 1,500 automjete duhej të shpëtoheshin”, shkroi Klymenko në aplikacionin Telegram.
Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, ku pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit të lig, tha se pothuajse 2.500 persona janë shpëtuar pasi ishin bllokuar nga bora.
The post Dhjetë persona të vdekur nga stuhitë në Ukrainë, mijëra të tjerë shpëtojnë nga Odesa appeared first on .