Me një tufe të madhe me trëndafila të kuq e ka pritur presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministren e Italisë, Giorgja Meloni, në vizitën e saj të parë në Serbi.
Përveç luleve Vuçiç kishte rezervuar një pritje shumë të veçantë, madje edhe dhurata për kryeministren e Italisë Meloni.
Ndërsa kjo e fundit si dhuratë ka përzgjedhur këtë vizite në kulmin e fushatës elektorale dhe dy jave para zgjedhjeve në Serbi çka shihet si mbështetje për presidentin Vuçiç.
”Është një nder i madh për mua të pres Gjorxha Melonin në Beograd. Jam i sigurt se kjo vizitë do t’i japë një vrull shtesë marrëdhënieve tona. Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik të vendit tonë. I jam veçanërisht mirënjohëse zonjës Meloni që gjeti kohë, me gjithë orarin e saj të ngjeshur, për të vizituar Serbinë dhe për të ofruar mbështetje në rrugëtimin tonë evropian”, – ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
”’Jam mirënjohës për mbështetjen thelbësore dhe këmbëngulëse nga Italia në rrugën evropiane të Serbisë dhe që Giorgia Meloni kishte gjithmonë kohë të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë Serbia dhe që nuk kishte një qasje të njëanshme ndaj problemeve në rajon.
Italia i qaset zgjidhjes së problemeve në rajonin tonë objektivisht dhe rrënjësisht. Edhe një herë shpreh mirënjohjen time të madhe që është këtu me ne në Beograd”, – tha Vuçiç.
The post Meloni vizitë në Beograd, Vuçiç e pret me trëndafila të kuq appeared first on .