Diplomati holandez, Feith kritikon politikën e Serbisë: Duhet ta kuptojë njëherë e mirë, Kosova është e pavarur

Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë se shteti serb duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Kosova ështëe pavarur dhe sovrane dhe se çështja e veriut është e mbyllur.

Beogradi vazhdon të luajë me disa karta ne politikën e jashtme, duke pasur marrëdhënie të mira perëndimin si dhe me Kinën e Rusinë. Këtë politikë të Serbisë po e kritikon ish-përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.

Ai në një intervistë për tëvë1 thotë se ka ardhur momenti kur Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do e zgjedhë. Sipas tij nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në rajon nëse Serbia nuk e pranon se Kosova është e pavarur dhe sovrane.

The post Diplomati holandez, Feith kritikon politikën e Serbisë: Duhet ta kuptojë njëherë e mirë, Kosova është e pavarur appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *