Këshilli i Mandateve voton pro kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Sali Berishës

Me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim Këshilli i Mandateve ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Sali Berishës.  

Me votat e mazhorancës është bashkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili në fjalën e tij tha se “duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”.

Ndërkohë Këshilli ka caktuar edhe Klotilda Bushka si relatore, e cila do të përcaktojë raportin.

Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.

The post Këshilli i Mandateve voton pro kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e Sali Berishës appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *