Berat Gjimshiti është kthyer në një lider të prapavijës së Atalantës, duke luajtur rregullisht me bergamaskët, për t’u bërë një nga pikat kryesore të forcës së kësaj skuadre. Ai ka qenë thuajse i pakalueshëm në sfidën e sotme që Atalanta fitoi me shifrat 1-0 ndaj Leçes së Ylber Ramadanit, një rezultat që vetë futbollisti e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për ecurinë e skuadrës.
“Kjo është një fitore e rëndë, deshëm ta mbyllnim mirë vitin para tifozëve tanë. Vështirësi në shënimin e golave? Kjo varet edhe nga kundërshtari, Leçe po luan shumë mirë, nuk linte hapësira në fazën mbrojtëse dhe ishte e rrezikshme në kundërsulm.
Të lumtur nga 2023? Në përgjithësi them se po, por ne jemi në skuadër që mendon gjithmonë të përmirësohet dhe të bëjë sa më mirë të jetë e mundur. Kjo është forca jonë që duhet të marrim me vete edhe në vitin 2024.
Merkato në mbrojtje? Nuk di të them, merkaton janë të tjerë që e bëjnë, Unë ndjehem mirë, jam i lumtur nëse luaj, si çdo futbollist. Me raste ndjehet lodhja, por pastaj ikën kur je në fushë”, tha Gjimshiti pas ndeshjes së sotme.
The post Lider edhe te Atalanta, Gjimshiti pas suksesit përballë Ramadanit: Fitore e rëndë, të përmirësohemi në vitin 2024 appeared first on ALBUK UK NEWS.