“Besova në vetvete kur askush nuk e bëri”, Jasir Asani i motivuar nga viti 2023

Viti 2023 numëron orët e fundit deri në ‘uljen e siparit’. Të gjithë bëjnë llogaritë e tyre, për disa ishte një vit i mirë, dis të tjerë e kanë kaluar mes vështirësive, port ë gjithë shpresojnë që i ardhshmi të jetë akoma më i mirë.

Për Jasir Asanin, ky vit ishte padiskutim më i miri në karrierën e tij. Sulmuesi mori për herë të parë ftesën në Kombëtare dhe shkëlqeu duke shënuar 3 supergola të cilat kontribuan jashtëzakonisht shumë për kualifikimin në Euro 2024.

‘Magjistari’ kuqezi bëhet gati për vitin 2024 i cili e pret me ndryshime të mëdha pasi pritet që të rikthehet në Europë për një nga kampionatet më të forta. Në mbyllje të këtij viti, Asani i dedikon vetes së tij disa fjalë.

“Mirupafshim 2023 dhe faleminderit shumë për këtë vit të mrekullueshëm”, ndërsa e shoqëron me një foto të letrave motivuese që na bien te kafet. “Unë besova në vetvete kur askush nuk e bëri”, shkruhet në letër e si për ironi të fatit, i shkon për shtat sallaksit i cili priti 7 vjet për të veshur fanellën kuqezi.

The post “Besova në vetvete kur askush nuk e bëri”, Jasir Asani i motivuar nga viti 2023 appeared first on ALBUK UK NEWS.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *