Dy shqiptarë kanë vdekur dhe një i tretë ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmë në afërsi të Romës në Itali.
Sipas mediave italiane, të tre shqiptarët u përfshinë në një aksident me një makinë BMW që kishin vjedhur. Për shkak të shpejtësisë së lartë të mjetit, automjeti u përmbys pranë komunës Segni dhe shpërtheu në flakë.
Dy prej shqiptarëve vdiqën në vendngjarje pasi nuk mundën të dilnin dot nga makina e përfshirë nga flakët. Ndërsa i treti ishte hedhur nga dritarja, por përsëri ka mbetur i plagosur rëndë. Që të tre janë identifikuar nga autoritetet, por emrat nuk janë bërë publik.
Kalimtarë të rastit lajmëruan policinë pasi panë automjetin në flakë.
Në vendngjarje shkoi edhe zjarrfikësja që bëri të mundur shuarjen e flakëve. Të tre shqiptarët, sipas mediave italiane, janë me precedentë për krime kundër pronës. Ndërkohë, karabinierët vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të zbuluar origjinën e makinës së vjedhur.
The post Vodhën makinën dhe u aksidentuan, 2 shqiptarë digjen të gjallë brenda BMW-së appeared first on ALBUK UK NEWS.