Il sole 24 ore
Romë, 6 nëntor.– Me Shqipërinë “ne nënshkruajmë një memorandum shumë të rëndësishëm mirëkuptimi në menaxhimin e flukseve migratore. Marrëveshja ka tre objektiva: të luftojë trafikun e paligjshëm; të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes. Shqipëria do të japë mundësinë e përdorimit të disa zonave në të cilat Italia do të mund të krijojë dy qendra për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm me shpenzimet e saj dhe nën juridiksionin e saj. Fillimisht ato do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona”. Këtë e tha kryeministrja Giorgia Meloni në një konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi.
Në dy qendrat për menaxhimin e emigrantëve që Italia do të mund të krijojë në Shqipëri, “kur të jetë plotësisht funksionale” mund të ketë një “fluks vjetor prej 36 mijë”. Dy objektet nuk do të mirëpresin “të mitur, gra shtatzëna dhe subjekte vulnerabël”, shpjegoi Meloni.
“Brënda qendrave te emigrantëve juridiksioni do të jetë italian”, përfundoi Meloni
The post Meloni: marrëveshje për dy qendra italiane për emigrantët në Shqipëri (video) appeared first on .