Arjola Demiri, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”.
Ajo ka rrëfyer detaje nga ana profesionale e mes tjerash ka folur edhe për jetën private.
Gjatë intervistës, aktorja nga Tropoja ka folur për një gjë që ka vënë re tek meshkujt, të cilët sipas saj qëndrojnë në një lidhje për shkak të interesit që kanë për partneren e tyre.
“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore”, u shpreh ajo.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania shtoi: “Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”.
The post Arjola Demiri: Burrat shqiptar të paaftë të mbajnë gruan appeared first on .