ALBUK TV LIVE

BASHKËPUNIM I ARKIVAVE TË KOSOVËS ME ATO TË TURQISË, SYNOHET NGRITJA E KAPACITETEVE NË FUSHËN E DIGJITALIZIMIT

Zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës të cilët gjenden në Turqi në një trajnim pesë ditor janë takuar së fundmi atje me nënkryetarin e Drejtorisë së Arkivave Shtetërore nën Presidencën e Republikës së Turqisë, Sebahattin Bayram.

Që të dy palët kanë biseduar për bashkëpunimin që kanë pasur dhe që do ta kenë në fushën e arkivave duke e thelluar kështu edhe më tej bashkëpunimin.

Kështu ka njoftuar MKRS-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ia ka bashkangjitur postimit edhe disa fotografi ku shihen zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të cilët shohin nga afër të gjitha proceset e punës së digjitalizimit të dokumenteve arkivore në Turqi.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës është në përbërje të drejtoreshës së departamentit, Shpresa Mekaj, zyrtarëve për digjitalizim Bekim Aliu, Kujtim Dili dhe Valmir Bakija, si dhe nga arkivisti, Violen Çoçaj.

The post BASHKËPUNIM I ARKIVAVE TË KOSOVËS ME ATO TË TURQISË, SYNOHET NGRITJA E KAPACITETEVE NË FUSHËN E DIGJITALIZIMIT appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *