ALBUK TV LIVE

Ishte drejt degradimit, Kisha e Kozarës po rimëkëmbet! Monument me peshë, ka afresket e rralla 2-shekullore

Është një ndër monumentet më të rëndësishme të artit post-bizantin, që daton në fundin e shek. 18-të, fillim të shekullit 19-të. Kisha e Ungjillizimit në Kozarë të Kuçovës, objekt trashëgimie por edhe shpirtëror, për banorët e zonës, po i nënshtrohet restaurimit….

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka inspektuar nga afër punimet këtë fundjavë, siç thotë edhe në petkat e arkitektes.

Projekti ka koston e 15 milionë lekëve dhe u nënshkrua në 12 shtator, duke premtuar zbatimin brenda 120 ditëve, por siç tregon Margariti, edhe për këtë monument të kategorisë së parë, si për simotrat e saj, shoqëritë stepen për bashkëpunim…

Vlerat kësaj kishe ia shtojnë afresket e hapësirës së brendshme të realizuara nga piktorët e familjes Çetiri Joani dhe i biri Naumi në vitin 1806.

Në kishë, në të cilën nuk është ndërhyrë prej 15 vitesh do të restaurohen pjesë të naosit, fasadës, hajatit, këmbanarja e dyshemeje po ashtu do të konsolidohet ambienti i muraturës së saj. Nga katër ndërhyrjet restauruese të mëhershme, dy u realizuan gjatë diktaturës.

The post Ishte drejt degradimit, Kisha e Kozarës po rimëkëmbet! Monument me peshë, ka afresket e rralla 2-shekullore appeared first on .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *